Historia e radios fillon në fund të shekullit XIX, kur u bënë eksperimentet e para me transmetimin e sinjaleve elektrike. Në vitin 1895, italiani Guglielmo Marconi dërgoi me sukses sinjale radioje përmes valëve elektromagnetike dhe nga ky vit shënohet fillimi i erës së radios.
Në vite të mëvonshme, transmetimet radio u bënë gjithnjë e më të përhapura dhe në vitin 1920 e tutje u krijuan stacionet e para radiofonike në të gjithë botën. Ato filluan të transmetojnë muzikë, lajme dhe spektakle, duke bërë që radioja të jetë një nga mjetet më të përdorura të informimit dhe argëtimit.
Data 13 shkurt shënon Ditën Ndërkombëtare të Radios. UNESCO e ka shpallur këtë festë për të promovuar radion si mediumin dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron.
13 shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë.
Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon në fjalët e tij për radion ka pohuar se radioja luan një mision të mirëfilltë në argëtim, edukim, informim, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin.
Sot, radioja vazhdon të jetë një nga mjetet më të rëndësishme të komunikimit dhe argëtimit, duke ofruar një gamë të gjerë të programacionit për të gjithë audiencën e saj.
Radio kishte ndikim të jashtëzakonshëm gjatë 2 luftrave botërore, sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u shfrytëzuar si mjet i sofistikuar komunimi dhe shpërndarës i informacionit./InLajmi/