Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, zhvillon takim lamtumirës me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, përcjell InLajmi.
Abbott thekson se thirrja e lamtumirës me Konjufcën ishte një diskutim i hapur dhe me humor të mirë.
Tutje shton se diskutuan edhe për rregulloren e BQK-së dhe shprehet se duhet merret parasysh në aspektin e qeverisjes së mirë dhe marrëdhënieve me komunitetin dhe jo vetëm në aspektin e sovranitetit.
Postimi i plotë i tij:
Thirrja ime e lamtumirës me kryetarin Glauk Konjufca ishte një diskutim i hapur dhe me humor të mirë. Ndër temat e tjera diskutuam rregulloren e BQK-së dhe mendimin tim se kjo është një çështje që duhet të merret parasysh në aspektin e qeverisjes së mirë dhe marrëdhënieve me komunitetin dhe jo vetëm në aspektin e sovranitetit./InLajmi/
