Trabzonspori ka regjistruar fitore ndaj Hataysporit në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Turqisë.
Ndeshja e zhvilluar sot në “Papara Park” përfundoi me rezultatin 2:0.
Trezeguet (49′) dhe Enis Bardhi (77′) shënuan golat e fitores për vendasit.
Për mesfushorin shqiptar ishte ky goli i tij i tretë në kampionatin turk. Ai ka edhe 2 asistime.
Bardhi ishte titullar dhe luajti për 90 minuta. Në anën tjetër, te mysafirët nuk pati minuta për Visar Bekajn.
Trabzonspori pas kësaj fitore ka 40 pikë dhe renditet i 3 në tabelë, shkruan Gazeta Express.
Hatayspori ndodhet në pozitën e 12-të me 28 pikë të grumbulluara.