Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, kritikon kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, duke thënë se ka shkuar në SHBA, por gjithçka është reduktuar në pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, përcjell InLajmi.
Selmanaj tha se indikative është fakti që Kurti nuk e realizoi asnjë takim me institucionet e SHBA-ve, shtetit që sipas tij, ka meritat kryesore në lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e Kosovës.

Deputeti i LDK-së thekson se nga BE, që 228 ditë jemi nën sanksione dhe nga SHBA, në vazhdimësi po marrim kritika për sjellje dhe veprime të njëanshme.
Postimi i plotë i tij:
Albin Kurti, shkon në SHBA por gjithçka reduktohet në pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit,që reference nismëtare e këtyre takimeve është Rezoluta 1244.
Indikative është fakti se Albin Kurti nuk e realizoj asnjë takim të vetëm me institucionet e SHBA-ve, shtetit që ka merita kryesore në lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit tonë.
Po ashtu javën tjetër Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, vjen në vizitë zyrtare në Shqipëri , por jo edhe në Kosovë.
Nga BE, që 228 ditë jemi nën sanksione.
Nga SHBA, në vazhdimësi po marrim kritika për sjellje dhe veprime të njëanshme.
Ja ku e solli Kosovën ky njeri!!/InLajmi/





















