Nga 18 janari 2020, adhuruesit e kinemasë, jo vetëm në Prizren, por edhe nga vendet e ndryshme të Kosovës dhe rajoni, do të mund të përjetojnë kënaqësinë e përcjelljes të filmave, dhe të premierave nga kinematografia botërore, me standarde më të avancuara dhe më luksoze të industrisë së kinemasë, raporton InLajmi.
Zinxhiri i njohur i kinemave “CINEMARINE Europe”, arriti edhe në “ABI ÇARSHI”, (ose si e quajnë ndryshe vizitorët e shumtë “Xherdani i Prizrenit”), për kënaqësinë e adhuruesve të kinematografisë, duke ofruar komfor unik, përmes shërbimeve superiore me teknologji më bashkëkohore. Kështu, për herë të parë në Kosovë, “CINEMARINE” sjell sistemin e projektimit SONY me cilësi të imazhit 4K si dhe sistemin e avancuar Dolby ATMOS që siguron 3D zërimin.
Kinemaja “CINEMARINE Europe’, në “ABI ÇARSHI”, paraqet kompleksin e përbërë prej 8 sallave me 1.300 ulëse, duke ofruar edhe shërbimin e hyrjes VIP, sipas standardeve më bashkëkohore, dhe shërbimet e tjera, sikur edhe çasjen më të lehtë të personave me nevoja të veçanta. Ky kompleks disponon me sistemin e sofistikuar sigurimi dhe anti-zjarr, daljen emergjente nga çdo sallë, tarracë për duhanpirës, sallë për fëmijë me përcjellje live me IP në telefon, orendi dhe ulëse luksoze dhe shërbim superior për kënaqësinë dhe komforin e vizitorëve të të gjitha moshave. Osman Goranci/InLajmi