Kryeministrja Ana Brnabiq pas miratimit të Rezolutës së Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi, ndërsa theksoi se do të kujtohet gjithmonë se në Serbi ka parti politike e njerëz që kërkuan heqjen e sovranitetit të vendit të tyre, përcjell InLajmi.
Bërnabiq, ndërkaq, u shpreh se rezolutat shkojnë e vijnë, dhe kjo nuk është e para dhe nuk do të jetë e fundit.
Bërnabiq citoi deklaratat e liderëve të opozitës që folën sot në Strasburg para seancës së PE-së.
“Sot, 8 shkurt 2024, në Strasburg: Marinika Tepiq: “Ju ftoj të mbështesni kërkesat e opozitës pro-evropiane për të dërguar një mision për të hetuar të gjitha këto parregullsi dhe për të nxjerrë rekomandimet për qeverinë dhe opozitën dhe përmbushjen e tyre”
Radomir Lazoviq: “Nuk dua ta fsheh, jemi të kënaqur për atë që ndodhi, sepse shpresonim në një zgjidhje të tillë”.
“Rezolutat vijnë e shkojnë kjo nuk është e para, as e fundit, por do të shënohet përgjithmonë se në Serbi ka pasur parti politike dhe njerëz që kërkuan heqjen e sovranitetit të vendit të tyre”, tha kryeministrja Bërnabiq. /InLajmi/
https://twitter.com/anabrnabic/status/1755546024469234160?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1755546024469234160%7Ctwgr%5Ea415f7183f397773453934ffdbd22e50b71caaa9%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.danas.rs%2Fvesti%2Fpolitika%2Fprva-reakcija-vlade-na-usvojenu-rezoluciju-evropskog-parlamenta%2F&fbclid=IwAR2TOMsCYLqA64H6FAxGH8EWnSYRigIr-a9O-8mYDpTqDzc41VPoc3_zSa0