Anëtarët e Parlamentit Evropian në Strazburg miratuan një rezolutë përmes së cilës bëhet thirrje për një hetim ndërkombëtar të pavarur për parregullsitë në zgjedhjet parlamentare e lokale të dhjetorit në Serbi, me fokus të veçantë në zgjedhjet e Beogradit, transmeton InLajmi.
Propozimi përfundimtar: PE kërkon nga Ki E të dërgojë një mision ekspertësh
Në propozimin përfundimtar për një rezolutë për situatën në Serbi pas zgjedhjeve të dhjetorit, PE i bën thirrje Komisionit Evropian që menjëherë të fillojë një rishikim të fondeve të dhëna për Qeverinë e Serbisë në kuadër të Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit III (IPA III ) dhe instrumente të tjera financiare dhe të pezullojë financimin nëse autoritetet serbe nuk janë të gatshme të zbatojnë rekomandimet kryesore në lidhje me zgjedhjet ose nëse një hetim ndërkombëtar tregon se ata ishin të përfshirë drejtpërdrejt në mashtrime zgjedhore, shkruan N1.rs.
Parlamenti Evropian tregon se disa akuza, duke përfshirë ato për migrimin e organizuar të votuesve në nivel lokal, shkojnë përtej gjetjeve të raportit të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe shton se ai mbështet dërgimin e shpejtë të një komisioni ad-hoc faktmbledhës në Serbi, thuhet në propozimin e dakorduar nga grupet parlamentare. /InLajmi/