Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic, shkruan InLajmi.
Bislimi tha se Kosova dhe Kroacia gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme, të cilat u riafirmuan dhe në takimin e sotëm.
Tutje tha se bashkëpunimi mes 2 shteteve tona dhe intensifikimi i marrëdhënieve ishin në fokus të diskutimit të zhvilluar.
Palët biseduan më tej dhe mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren për takimin, bisedën dhe bashkëpunimin e frytshëm e të vazhdueshëm. /InLajmi/