Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke i’u referuar opozitës e cila akuzon këtë të fundit për manipulim të zgjedhjeve por edhe përshumçka tjetër, përsëriti se dorëzimi nuk është dhe as do të jetë asnjëher opsion, transmeton InLajmi.
“Keni koncentruar gjithë arsenalin raketor të godaitni Vuçiqin, goditni Serbinë çdo ditë të zotit. Dhe, si mendoni, pse ata e sulmojnë Vuçiqin? Sepse unë jam i shëmtuar, i trashë? Ok, i bëra të gjitha”, është shprehur Vuçiq.
Ndërkohë thekson ai se “Vërtet mendon se për këtë më sulmojnë? Jo, ata më sulmojnë se unë e ruaj dhe mbroj Serbinë. Unë po u them të gjithëve, dorëzimi nuk është, as nuk do të jetë opsion”.
Kujtojmë se të martën mes fishkëllimave brohoritjeve e pankartave opozitare kundrejt mazhorancës,u konstitua Kuvendi i Serbisë.
Opozita ka lëshuar seancën kur duhej të bëhej betimi, ndërsa këta të fundit u betuan në hollin e Kuvendit. /InLajmi/