Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mirëpritet në takim nga Zëvendëskryeministri dhe Ministrit i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani, përcjell InLajmi.

Gërvalla njofton se ishte pjesëmarrëse në takimin ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ku diskutuan rreth integrimit më të shpejtë të rajonit në Bashkimin Evropian.


Ajo tha se para Ministrave ka paraqitur të arriturat e Republikës së Kosovës në demokraci, sundim të ligjit, mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve pakicë, plotësimin e kritereve para anëtarësimit dhe harmonizimin e legjislacionit me atë të BE-së.
Postimi i plotë i saj:
Me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, z. Antonio Tajani, mora pjesë sot në takimin ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ku diskutuam rreth integrimit më të shpejtë të rajonit në Bashkimin Evropian.
Integrimi pa vonesa i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe ndryshimi i qasjes së BE-së në raport me armiqtë e demokracisë, paqes dhe stabilitetit në rajon ishin disa prej kërkesave që i adresova para homologëve të mi nga shtetet anëtare të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.
Para Ministrave paraqita të arriturat e Republikës së Kosovës në demokraci, sundim të ligjit, mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve pakicë, plotësimin e kritereve para anëtarësimit dhe harmonizimin e legjislacionit me atë të BE-së.
Jemi duke u përballur me sfida të përbashkëta dhe përpjekjet kolektive janë thelbësore për tejkalimin e tyre./InLajmi/



















