Shqipëria regjistron rezultatet të jashtëzakonshme dhe fiton medalje në eventet më të rëndësishme të skive, si asnjëherë më parë në histori.
Kjo mbi të gjitha për meritë të talentes Lara Kolturi. Skiatorja kuqezi fitoi medalje bronzi në Botërorin e të rinjve që po zhvillohet në Francë.
Ajo u pozicionua e treta në garën e Sllallomit Gjigand, duke i dhuruar vendit tonë një tjetër arritje të jashtëzakonshme, shkruan A2CNN.
17-vjeçarja do të garojë këtë të shtunë edhe në disiplinën e Sllallomit, ku synohet një tjetër medalje, pse jo, këtë herë e artë.