Ka humbur jetën shoferi që u vetaksidentua sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te “Kroni i Mbretit”.
Shoferi kishte marrë lëndime të rënda me ç’rast nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendin e ngjarjes prezentë kanë qenë ekipet mjekësore, ku i është dhënë ndihma e parë si dhe njësitë policore.
Teve1.info ka kontaktuar me policinë rajonale të Prishtinës lidhur me aksidentin, por të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje.