2 persona kanë pësuar lëndime në Rahovec, derisa ishin duke punuar në ndërtimin e një shtëpie.
Ngjarja ka ndodhur të premten, në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, rreth orës 10:00.
Lëndimet ata i pësuan kur vinçi është shkëputur nga pllaka dhe ka rënë në tokë.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i punës, shkruan IndeksOnline.
“Asgjësim, dëmtim ose heqje e paisjeve mbrojtëse, Rr. Vëllezërit Frashëri, Rahovec 02.02.2024 – 10:00. Raportohet se 2 viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në ndërtimin e një shtëpie, kur vinçi është shkëputur nga pllaka dhe ka rënë në tokë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.