Kreministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se deri tash, përmes superpunës janë punësuar 9.394 të rinj dhe të reja, përcjell InLajmi.
Kurti thekson se po ia shtojmë edhe lajmin e mirë për të rinjtë e vendit në fillim të këtij muaji.
Kreu i vendit tha se para një viti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati e lansuam plaformën për punësimin e të rinjve “Superpuna”ku dhe një vit më pas, përsëri bashkë me ministrin Murati, e përkrah përfituesve të platformës dhe përfaqësues të bizneseve, po e zgjerojmë këtë platformë nga grupmoshat 18-25 në 18-29 vjeç.
Postimi i plotë i tij:
Lajmeve të mira në fillim të këtij viti, po ia shtojmë edhe lajmin e mirë për të rinjtë e vendit në fillim të këtij muaji.
Para një viti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati e lansuam plaformën për punësimin e të rinjve “Superpuna”. Një vit më pas, përsëri bashkë me ministrin Murati, e përkrah përfituesve të platformës dhe përfaqësues të bizneseve, po e zgjerojmë këtë platformë nga grupmoshat 18-25 në 18-29 vjeç.
Deri tash, përmes superpunës janë punësuar 9394 të rinj dhe të reja. 2/3 e të punësuarve që kanë përfunduar 6 mujorin e parë të punës gjatë të cilit kanë pranuar subvencionimin e qeverisë, kanë vazhduar punësimin e rregullt dhe janë aktiv në tregun e punës. Të 2 dëshmi të forta që kjo masë është treguar jashtëzakonisht e suksesshme si në punësim ashtu dhe në qëndrueshmëri të punësimit./InLajmi/