Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, tha se gjatë qëndrimit në SHBA, ka takuar drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare Jeremy Long, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se në takim me Long ka vlerësuar rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euro-atlantike të Kosovës për anëtarësimin në NATO dhe ka theksuar që Kosova në NATO është vendim i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Tutje kreu i AAK-së ka theksuar se populli i Kosovës miqësinë me Amerikën e ka të përjetshme, vend ky që ndihmoi çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë sonë, si aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo proces.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë qëndrimit në SHBA, kam takuar drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), z. Jeremy Long.
Në takim me z. Long vlerësova rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euro-atlantike të Kosovës për anëtarësimin në NATO dhe theksova që Kosova në NATO është vendim i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Theksova se populli i Kosovës miqësinë me Amerikën e ka të përjetshme, vend ky që ndihmoi çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë sonë, si aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo proces. /InLajmi/