• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 15 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë

Hapet ekspozita “Grafika Bashkëkohore e Grafistëve të Rinj Kosovarë” me 22 vepra

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
28 January 2024
në Kulturë
0 0
0
Hapet ekspozita “Grafika Bashkëkohore e Grafistëve të Rinj Kosovarë” me 22 vepra
0
SHPERNDARJE
449
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbrëmjen e 26 Janarit, në ambientet e KultPlus Caffee Gallery është bërë hapja e ekspozitës “Grafika Bashkëkohore e Grafistëve të Rinj Kosovarë”, ku u shfaqën 22 vepra grafike nga 8 artistë.

Veprat e ekspozuara trajtonin tematika të ndryshme, duke përfshirë emocionet e hidhërimit dhe gëzimit, si dhe elementë të floras dhe faunas. Këto krijojnë një kombinim të veçantë që i jep një pamje të përsosur ambientit të galerisë.

Në hapjen e ekspozitës mori pjesë edhe Drejtoresha e KultPlus, Ardianë Pajaziti, e cila u shpreh e lumtur për bashkëpunimet e shumta në aspektin e organizimit dhe mbështetjes së ekspozitave të ndryshme, veçanërisht në përkrahjen e të rinjve.

“Bashkëpunimi mes profesorëve dhe studentëve gjithnjë tregon që është një dorë që e ndihmon rininë për me i kyç në projektet e ardhshme. Kjo është ekspozita e parë e artistëve dhe është kënaqësi edhe për mu që këto punime të tyre janë shfaqur për herë të parë këtu, në një ekspozitë kolektive. Falënderime për kuratorin rreth bashkëpunimit, derisa KultPlus Caffee Gallery vazhdon të jetë bashkëpartnerë i shumë ekspozitave të të rinjve”, tha ajo.

Në të njëjtën kohë, kuratori dhe profesori Basri Mekolli rrëfeu se ideja për hapjen e kësaj ekspozite kishte lindur më herët dhe ishte i lumtur me realizimin e saj.

“E kom emëru Grafika Bashkëkohore e Grafistëve të Rinj Kosovarë për arsye që me iu dhënë një mundësi të rinjve tanë, studentëve, që pasi të dalin prej studimeve, të kenë diku një hapësirë për të ekspozuar punën e tyre, sepse shumica e punëve ju mbesin nëpër shtëpi, nëpër atele dhe njerëzit nuk kanë rastin ta shohin, kështu që në bashkëpunim me KultPlus, kemi bërë këtë hapësirë për të ekspozuar punimet të studentëve”, tha ai.

Sipas Mekolli, kjo është një mundësi për artdashësit me i pa punët e studentëve që i kanë realizuar.

“Në këtë edicion të parë marrin pjesë grafistë të cilët tashmë e kanë përfunduar grafikën edhe pse konsiderohen grafistë të rinj. Këtë ekspozitë e kanë realizuar këto krijimet e tyre grafike me tematika të ndryshme. Kryesisht ka tematika të llojit odës së brendshme të secilit prej neve, ku kanë përshkurar momente nga përditshmëria e tyre, gjendja emocionale, dikush ka paraqitur ndjenja hareje e gazmore, e dikush tjetër mllefin, përmbytjen, një zhgënjim të mundshëm momental, apo një situatë të caktuar. Një grup tjetër më i vogël ka diçka tematika nga flora dhe fauna, ose nga pjesë të ndryshme të fshatit, apo një peizazhi. Këto dy tematika ndodhen në këtë ekspozitë”, tregon tutje profesori.

Një moment shumë interesant që u tha në këtë ekspozitë ishte pjesa sesi këta artistë të rinj, dikur nuk ia kishin idenë se si të realizohej një punim më i thjeshtë.

“Duhet të cekët një fakt, unë i kam pasur këta studentë për 4 vite, mirëpo në fillimet e veta, asnjëri prej tyre nuk ka ardhur nga ndonjë shkollë e artit profesionale, të gjithë ishin nga gjimnaze të ndryshme, dhe nuk e dija se si do t’i përfundoja 4 vite me ta. Ndërkohë, këta kanë arritur një rezultat të shkëlqyeshëm në fund, është një gjeneratë që dallohet”, tha kuratori e profesori Mekolli.

Të gjitha veprat e ekspozuara janë të krijuara në teknikën e grafikës në bakër, duke kaluar nëpër procese të ndryshme për të arritur në finalizimin e tyre.

Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë: Almira Hoxhaj, Arbenita Kuliqi, Ardiana Vishi, Besiana Muhadri, Dafina Maxharraj, Denis Gashi, Drita Blakqori, Festim Matoshi, Lirije Jashari dhe secili shfaqi të paktën nga një vepër me veçanti e stil, shkruan Kult Plus.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 2 javë.

Tags: ArtistëEkspozitaVepra arti
Postimi i mëparshëm

Fillon marshi për Lulzim Fejzullahun, u rrah për vdekje nga 2 persona të mitur

Postimi tjetër

Talat Xhaferi kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut

Të ngjajshme Postime

Muzeu “Van Gogh” në Holandë rrezikon të mbyllet
Muzeu

Muzeu “Van Gogh” në Holandë rrezikon të mbyllet

28 August 2025
Pas një pauze të gjatë, Blake Lively vjen me një rol të ri dhe surprizues
Kinema

Pas një pauze të gjatë, Blake Lively vjen me një rol të ri dhe surprizues

24 August 2025
Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë
Libri

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë

21 August 2025
Dalin pamjet nga xhirimet e serisë së re të Harry Potter, 2 personazhet më të dashur shihen në rrugët e Londrës
Kinema

Dalin pamjet nga xhirimet e serisë së re të Harry Potter, 2 personazhet më të dashur shihen në rrugët e Londrës

20 August 2025
Leonardo Di Caprio thotë se është penduar që zgjodhi “Titanic” dhe jo këtë rol
Kinema

Leonardo Di Caprio thotë se është penduar që zgjodhi “Titanic” dhe jo këtë rol

18 August 2025
Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare aktori i Superman-it, Terence Stamp
Kinema

Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare aktori i Superman-it, Terence Stamp

18 August 2025
Postimi tjetër
Talat Xhaferi kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut

Talat Xhaferi kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut

Lajmet e fundit

A është vërtet i interesuar për ty? Disa shenja që mund ta konfirmojnë këtë…

A është vërtet i interesuar për ty? Disa shenja që mund ta konfirmojnë këtë…

15 September 2025
Gjermania kampion i Evropës, e fiton në fund ‘dramën’ e çmendur ndaj Turqisë

Gjermania kampion i Evropës, e fiton në fund ‘dramën’ e çmendur ndaj Turqisë

15 September 2025
Ukraina sulmon me dronë rafinerinë kryesore ruse

Ukraina sulmon me dronë rafinerinë kryesore ruse

15 September 2025
Si t’i shpëtoni trëndafilat nga gjethet e verdha dhe t’i mbani të lulëzuar

Si t’i shpëtoni trëndafilat nga gjethet e verdha dhe t’i mbani të lulëzuar

15 September 2025
Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht

Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht

14 September 2025
Hasani: Dëshmia e Rubin nesër do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë për UÇK-në

Hasani: Dëshmia e Rubin nesër do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë për UÇK-në

14 September 2025
Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu