Jurgen Klopp njoftoi publikun se do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, me skadimin e kontratës, ndërsa vendimi i tij shkaktoi shqetësime tektonike në botën e futbollit, përcjell InLajmi.
“Mund ta kuptoj që për shumë njerëz ky vendim është një tronditje e menjëhershme, veçanërisht kur e dëgjon për herë të parë, por unë mund të shpjegoj ose të paktën të përpiqem ta shpjegoj. Më pëlqen absolutisht gjithçka në këtë klub, dua gjithçka në këtë qytet, i dua tifozët tanë, skuadrën, stafin trajner… Gjithçka. Por fakti që e mora këtë vendim pavarësisht gjithë kësaj, tregon se jam i bindur se është një vendim që duhet ta marr”, tha Klopp.
Ai shpjegoi edhe arsyen e vendimit tronditës.
“Bëhet fjalë për faktin se, si ta them, po më mbarojnë energjitë. Nuk kam problem tani, e dija për një kohë që do të vinte deri te kjo në një moment, por tani për tani jam absolutisht mirë. Megjithatë, unë gjithashtu e di se nuk mund ta bëj këtë punë përsëri dhe përsëri dhe përsëri…”
Kështu, romanca e Klopp-it dhe Liverpool-it do të marrë fund pas 9 vitesh. Eksperti gjerman mbërriti në Anfield nga Borussia Dortmund në vitin 2015, duke zëvendësuar Brendan Rodgers, shkruan nedelnjik.
Në historinë e kuqezinjve ai do të mbetet i shkruar me shkronja të arta, si njeriu që i solli Liverpoolit titullin kampion anglez pas 30 vitesh pritjeje, trofeun e Champions League, Kupën FA, Kupën e Ligës, Superkupën e Europës , si krijuesi i një prej 3-sheve sulmuese më vdekjeprurëse (Salah, Mane, Firmino) që ka parë ishulli dhe futbolli suedez./InLajmi/