Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, njofton për ndarjen tragjike nga jeta e të riut nga Përlepnica e Gjilanit, Lorent Rrustemi, përcjell InLajmi.
Haziri thekson se duke qenë se këto ndarje janë të trishta, në këtë moment të rëndë bashkëndjejmë dhimbjen me familjen.
Ai tutje e ngushëllon mikun e tij Nazimin për humbjen e djalit.
Postimi i plotë i tij:
Në një vetaksidenti Miresh të Vogël të Gjilanit, ka vdekur i riu nga Përlepnica, Lorent Rrustemi.
U trondita me lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të të riut nga Përlepnica e Gjilanit, Lorent Rrustemi. Duke qenë se këto ndarje janë të trishta, në këtë moment të rëndë bashkëndjejmë dhimbjen me familjen.
I dashur Nazim, miku im, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e djalit. Ngushëllime edhe familjes, shokëve e miqve. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!/InLajmi/