Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, viztion Aleancën në Vushtrri ku dhe mirëpriet nga kryetari i degës, Mensut Ademi, përcjell InLajmi.
Haradinaj thekson se Vushtrria ka qenë gjithmonë në fokus të qeverisë sa herë në drejtim të saj ishte Aleanca.
Tutje shton se vendi ynë aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si mundësi e vetme për më shumë siguri në rajon e për më shumë paqe në botë.
Postimi i plotë i tij:
Bashkë me kolegë vizituam sot Aleancën në Vushtrri, ku u mirëpritem nga kryetari i degës z. Mensut Ademi dhe struktura udhëheqëse atje.
Vushtrria ka qenë gjithmonë në fokus të qeverisë sa herë në drejtim të saj ishte Aleanca. Jemi në vit zgjedhor dhe po punojmë me seriozitetin më të madh që t’ia rikthejmë popullit besimin në institucione, t’i bëjmë të ndihen të sigurt e ta shohin të ardhmen e tyre në Kosovë.
Vendi ynë aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si mundësi e vetme për më shumë siguri në rajon e për më shumë paqe në botë. Do të jemi të lidhur ngushtë me aleatët tanë strategjikë, të cilët ishin me ne si në përpjekjet tona për liri e po ashtu në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit./InLajmi/