Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në Runikë të Skenderajt, ishte lënduar rëndë Faik Imerajt nga fshati Pemishtë që më pas ka vdekur në spital të shtunën.
Por, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka treguar një histori të rëndë për Faikun.
I kishte përballuar shumë plagë në të kaluarën. Plagë shpirtërore e fizike. Por plagët e mbrëmshme që i mori në një aksident komunikacioni, nuk arriti dot t’i përballojë. Një pjesë të së kaluarës së Faik Imerit nga Pemishta e Skenderajt e kam të njohur edhe personalisht. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, forcat serbe ia kishin vrarë nënën dhe djalin 2 vjeçar. Më vonë ishte plagosur me disa plagë së bashku më të vëllain. Qëndroi i fortë e jetoi me dinjitet deri në frymën e fundit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Imeri për vdekjen e Faikut. Të aksidentuarve të tjerë u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Lushtaku në rrjetin social Facebook. /InLajmi/