Gjermania ka aprovuar ligjin që ua lehtëson qytetarëve të marrin pasaportën gjermane dhe 2 shtetësinë.
Deputetët e Bundestagut kanë votuar në favor të ndryshimit të ligjit që do t’i hapë rrugë mundësisë për dyshtetësi.
Ligji thotë se personat që kanë qenë rezidentë në Gjermani për 5 vjet do të kenë të drejtën për pasaportë gjermane.

Ata po ashtu do të mund ta mbajnë edhe shtetësinë e tyre.
Redaktori i Deutsche Welle, Bahri Cani ka treguar disa detaje të cilat sipas tij duhet t’i dijë çdo qytetarë i Kosovës apo Shqipërisë që synon të marrë pasaportën e Gjermanisë.
“Shtetësia gjermane tani merret brenda 5 vitesh dhe jo brenda 8 vitesh siç ka qenë tani. E në raste të integrimit shumë të mirë, merret madje, madje, edhe pas 3 vitesh. Integrimi i mirë do të thotë nëse dikush bën ndonjë punë tepër të mirë, shkollë tepër të mirë, punë vullnetare e të tjera. Ata që krijojnë probleme nuk mund ta marrin shtetësinë fare”, ka deklaruar Cani për TV Klan.