A do të ndezë Putin së shpejti luftën e ardhshme në Europë? Me këtë pyetje e nis gazeta e njohur gjermane, Bild, një artikull mbi një luftë të mundshme në Ballkan. Ekspertët e Ballkanit paralajmërojnë për zhvillimet në Serbi nën presidentin Aleksandar Vuçiq.
“Putini do të krijojë një fushë të 2-të beteje në tokën europiane përpara zgjedhjeve europiane në Ballkan” me ndihmën e presidentit serb, citon Bild aktivisten europiane Kati Schneeberger. Me “fushë beteje të mundshme” ajo nënkupton konfliktin e Kosovës. Sfondi: Serbia zyrtarisht e konsideron këtë rajon si “krahinë autonome”, vijon artikulli.
Bild bën kontrollin e krizës me ekspertin serb Jakov Devçiq, kreu i zyrës së jashtme të Serbisë, Malit të Zi të Fondacionit Konrad Adenauer, duke renditur disa fakte qe sollen pershkallezim te situtaes se siguriose ne bvallkan
Shtator 2022. Sinjali i qartë: Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimin e ardhshëm gjashtë muaj pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Dhe: Serbia ende nuk po merr pjesë në sanksionet e BE-së kundër Rusisë.
Maj 2023: Aleksandar Vulin ish-shefi i inteligjencës dhe Ivica Daçiq ministër i Jashtëm përfaqësojnë Serbinë në konferencën e sigurisë në Moskë.
Devçiq tha: “Ka rryma të qarta pro-ruse në peizazhin politik serb. Të 2 ish-shefi i inteligjencës Vulin dhe Daçiq përfaqësojnë pozicione pro-ruse. Moska është e vetëdijshme se si ta irritojë Perëndimin politikisht”.

Derisa Vulin dhe Daçiç janë në Moskë, ka trazira serioze mes ushtarëve të KFOR-it, NATO dhe serbëve të Kosovës në veri të Kosovës. 30 ushtarë nga aleanca perëndimore u plagosën.
Shtator 2023: Tensionet përshkallëzohen kur 30 paraushtarakë serbë të armatosur rëndë sulmuan oficerët e policisë në veri të Kosovës. Vritet një polic kosovar. Vuçiç ka trupa të dislokuara në kufi më kërcënues se sa ka qenë prej vitesh!
Eksploziv: Milan Radojçiç merr përgjegjësinë për sulmin, ikën në Serbi, arrestohet, por lirohet pak kohë më vonë.
“Hetimi është ende në vazhdim. Radojçiçit iu ndalua të largohej nga vendi. Është e rëndësishme që BE dhe SHBA të vazhdojnë të kërkojnë një hetim gjithëpërfshirës për atë që ka ndodhur nga pala serbe”, tha Devçiq.
Tetor 2023: Në vend që të shkojë në samitin BE-Ballkan, Vuçiç udhëton në Kinë dhe takohet me Putinin atje dhe nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën në margjinat e samitit të Rrugës së Mëndafshit!
Janar 2024: Serbia shpall rifutjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Një mobilizim?
Një luftë e nxehtë është “më tepër e pamundur”, tha Devçiq, sepse “shumica e serbëve nuk duan ta njohin shtetin e Kosovës në asnjë formë, por gjithashtu nuk janë të gatshëm të hyjnë në luftë për të”, shkruan Euronews.al.
Konkluzioni: “Situata në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është shumë e brishtë. Pa më shumë prani perëndimore dhe rrjedhimisht gjermane në veri të Kosovës, nuk do të ketë paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, tha Devçiq.