Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se rritja ekonomike, punësimi dhe fuqizimi i prodhimit vendor janë çelës i suksesit për prosperitetin e familjeve dhe shtetit tonë, përcjell InLajmi.
Ajo gjatë vizitës në Gjilan në qendrën tregtare Albi Mall tha se është një biznes familjar, i cili përfaqëson frymën sipërmarrëse të popullit dhe shtetit tonë,
Osmani tha se kjo qendër tregtare ka krijuar 500 vende të reja pune vetëm në Gjilan e mbi 1.700 vende të reja në mënyrë indirekte nëpërmjet bashkëpunimit me biznese të tjera e prodhues vendor.
Tutje presidentja tha se duke ndërtuar lidhje të forta ekonomike me qytetarët nga Lugina e Preshevës, biznese si Albi Group po i hapin rrugë bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët.
Postimi i plotë i saj:
Rritja ekonomike, punësimi dhe fuqizimi i prodhimit vendor janë çelës i suksesit për prosperitetin e familjeve dhe shtetit tonë.
Albi Mall në Gjilan, biznes familjar, i cili përfaqëson frymën sipërmarrëse të popullit dhe shtetit tonë, ka krijuar 500 vende të reja pune vetëm në Gjilan e mbi 1.700 vende të reja në mënyrë indirekte nëpërmjet bashkëpunimit me biznese të tjera e prodhues vendor.
Duke ndërtuar lidhje të forta ekonomike me qytetarët nga Lugina e Preshevës, biznese si Albi Group po i hapin rrugë bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët. /InLajmi/