Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, njofton se në Stanovc të Vushtrrisë, familja Zhegrova përmes punës me përkushtim, kanë mbjellë sallatë të gjelbër në sera në sipërfaqe prej 1.5 hektar, përcjell InLajmi.

Peci thekson se mbjellja është në serën e ngritur në vlerë prej 100.000 eurosh si përfitues i grantit.

Tutje ai shton se falë mbështetjes së vazhdueshme të Ministrisë si në ngritje të serave ashtu edhe përmes subvencioneve, prodhimtaria e perimeve ka reflektuar pozitivisht në pasqyrat e eksportit.
Postimi i plotë i tij:
Edhe pse e gjithë Kosova është e mbuluar me borë, në serat e familjes Zhegrova mbizotëron gjelbrimi dhe prodhimi.
Në Stanovc të Vushtrrisë, familja Zhegrova përmes punës me përkushtim, kanë mbjellë sallatë të gjelbër në sera në sipërfaqe prej 1.5 hektar, në serën e ngritur në vlerë prej 100.000 eurosh si përfitues i grantit.
Falë mbështetjes së vazhdueshme të Ministrisë si në ngritje të serave ashtu edhe përmes subvencioneve, prodhimtaria e perimeve ka reflektuar pozitivisht në pasqyrat e eksportit./InLajmi/




















