Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 18 vjetorin e vdekjes së ish-Presidentit, Ibrahim Rugova, thekson se në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta e kujtojmë dhe nderojmë angazhimin e tij përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se Presidenti Ibrahim Rugova, me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me SHBA.
Tutje ai shton se i jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Presidenti Ibrahim Rugova, me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me SHBA. Sot, në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta e kujtojmë dhe nderojmë angazhimin e tij në shërbim të çështjes kombëtare në rrethana shumë të rënda për shqiptarët e për Kosovën.
I jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./InLajmi/




















