Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, duke u uruar qytetarëve një fundjavë të mbarë, njoftoi se pas borës komuna po mirëmbanë rrugët e kryeqytetit, përcjell InLajmi.
Ai tha se kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren, të gjitha ekipet tona bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar.
Rama u bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të ndjekin rregullat gjatë ngasjes së makinës në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht.
Postimi i plotë i tij:
Bora ka mbuluar Prishtinën tonë dhe ne po mirëmbajmë rrugët e kryeqytetit.
Kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren, të gjitha ekipet tona bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar.
Të dashur qytetarë, ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë ngasjes së makinës në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht.
Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë.
Çdo rast rreziku raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44.
Ju uroj fundjavë të mbarë. /InLajmi/