Kompania ABI Progres nga Prizreni, njëra ndë kompanitë më të fuqishme dhe më cilësore të ushqimit jo vetëm nĕ Kosovĕ, këto ditë po merr pjesë në panairin më të madh botëror të ushqimit dhe bujqësisë; Internationale Grüne Woche, që po mbahet nga 17.01.2020 dri më 26.01.2020, raporton InLajmi.
Në këtë Panair më të madh botëror, me 118.220 metra katror, të ushqimit, bujqësisë dhe të vreshtarisë, i cili po mbahet në Gjermani, Kompania ABI Progres nga Prizreni, bashkë edhe me disa Kompani tjera kosovare, është në mesin e 1.803 ekspozuesve nga 61 shtete të botës.
Nga Alajdin Fusha menaxher dhe Rexhep Sharri, komercialist, të cilĕt gjatë tërë kohës së mbajtjes të Panairit, janë në shtandin e pasur me prodhimet e Kompanisë ABI Progres, mĕsuam se në këtë Panair, pritet të ketë afro 500.000 vizitorë të rastit (qytetarë), dhe qëllimor, (nga biznesi). Kurse për rëndësinë e këtij Panairi IGW, nga aspekti i politikës globale bujqësore, dëshmon edhe vizita e kancelares gjermane, zonjës Merkel, si dhe i mbi 200 ministrave dhe sekretarëve shtetëror, të vendeve të ndryshme nga i gjithë bota. Poashtu në kuadër të këtij panairi, po zhvillohet edhe Java jeshile ndërkombëtare – IGW/”Global Food Forum”, në të cilin po marrin pjesë mbi 80 ministri të bujqësisë nga shumë shtete evropiane dhe nga kontinentet tjera. Osman Goranci/InLajmi