Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, kanë bërë homazhe pranë varreve të Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës në 42-vjetorin e vrasjes së tyre, raporton InLajmi.
Osmani tha se 17 janari është ditë e humbjeve të mëdha për popullin shqiptar, për Kosovën në veçanti.
Tutje ajo tha se Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, duke i dhënë kështu një goditje të madhe sakrificës së popullit tonë për liri por njëkohësisht duke e rizgjuar ndjenjën e atdhetarizmit dhe sakrificës së miliona shqiptarëve gjithandej, të cilët me vite më radhë kontribuuan për lirinë e Kosovës.
“17 janari është ditë e humbjeve të mëdha për popullin shqiptar, për Kosovën në veçanti. Në këtë datë 42- vite më parë janë vrarë në Gjermani Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, duke i dhënë kështu një goditje të madhe sakrificës së popullit tonë për liri por njëkohësisht duke e rizgjuar ndjenjën e atdhetarizmit dhe sakrificës së miliona shqiptarëve gjithandej, të cilët me vite më radhë kontribuuan për lirinë e Kosovës”, u shpreh ajo.
Konjufca tutje tha se ata kishin 2 qëllime madhore të cilat kanë peshë dhe rëndësi për historinë e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit ceku të parën se ata u përpoqën të gjitha organizatat ilegale të cilat kishin synim lirinë e Kosovës dhe e 2-ta ishte që kjo liri të vinte përmes çlirimit.
Tutje ai tha këto qëllime kanë vazhduar përgjatë gjithë kohës dhe unë padyshim do t’i quaja si pararendësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse ata kanë peshë të rëndë për lirinë e Kosovës.
“Ata kishin 2 qëllime madhore të cilat kanë peshë dhe rëndësi për historinë e Kosovës, e para ata u përpoqën të gjitha organizatat ilegale të cilat kishin synim lirinë e Kosovës dhe e 2-ta ishte që kjo liri të vinte përmes çlirimit dhe këto qëllime kanë vazhduar përgjatë gjithë kohës dhe unë padyshim do t’i quaja si pararendësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse ata kanë peshë të rëndë për lirinë e Kosovës”, u shpreh Konjufca.