Për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiqit, nevojiten 3.640 nënshkrime.
Kështu tha kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Uglanin.
“Unë do t’i kryej obligimet sipas udhëzimit administrativ, 3.640 janë votues 20% e pjesës veriore, ku ata janë të obliguar ti bien te kryesuesi i kuvendit, kryesuesi i kuvendit i dërgon në Komision Zgjedhor, edhe puna e kuvendit edhe puna e kryesuesit të kuvendit do të kryhet në të parën fazë” shkruan Klankosova.tv.
Ai tutje tha se në fazat tjera do të merret Komisioni Zgjedhor.