Sesioni i ri parlamentar nisi mes kaosit këtë të hënë, ashtu siç ishte mbyllur sesioni i kaluar. Opozita mori bilbilat në Kuvend si dhe bllokoi edhe foltoren duke mos lejuar presidentin Bajram Begaj të japë mesazhin e tij për opozitën dhe mazhorancën, në një kohë kur Kuvendi ka muaj që nuk po funksionon normalisht.
Kjo është konsideruar si provokim nga ana e opozitës, shkruan A2CNN.
Në këtë situatë, Begaj u zhvendos në Presidencë ku dha mesazhin e tij për palët politike, duke bërë thirrje për bashkëpunim.