Kontingjenti i III-të i anijes “Lissus” nisi sot lundrimin për të marrë pjesë në misionin e NATO-s, “Sea Guardian” në detin Egje.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Arben Kingji i uroi efektivëve mision sa më të mbarë
Kingji shprehu bindjen se përgjatë shërbimit të tyre, ata do të shpalosin vlerat më të mira profesionale në realizimin e detyrave përkrah aleatëve, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura.
Pjesëmarrja e Forcës Detare në operacionin “Sea Guardian” si pjesë përbërëse e Grupit të Dytë Detar të NATO-s, ka filluar në nëntor të vitit 2016 me anijen Oriku, shkruan ATSH.
Efektivat dhe anija shqiptare kanë rolin e patrullimit dhe raportimit të trafikut të emigrantëve, në zonën operacionale dhe ndërhyrje, duke ofruar ndihmë në rastet kur jetët njerëzore janë në rrezik.