Shtëpitë janë përfshirë nga zjarri në qytetin islandez të Grindavik pasi 2 çarje vullkanike u hapën aty pranë.
Një vullkan në gadishullin Reykjanes shpërtheu në orët e para të së dielës, nga i cili është shpërndarë një llavë në qytetin e peshkimit.
Shpërthimi po rezulton të jetë “skenari më i keq” sipas një eksperti, me të gjithë popullsinë e qytetit duke u evakuuar.
Pjesët e ndërtuara si “mbrojtje” pas një shpërthimi në dhjetor kanë ndalur pjesërisht llavën, por disa janë thyer.
Veç kësaj, rruga kryesore për në qytet është ndërprerë nga rrjedha e llavës.
Duke iu drejtuar kombit në një transmetim të drejtpërdrejtë të dielën në mbrëmje, presidenti i Islandës Gudni Johannesson u bëri thirrje njerëzve që “të qëndrojnë së bashku dhe të kenë dhembshuri për ata që nuk mund të jenë në shtëpitë e tyre”.
Ai tha se shpresonte se situata do të qetësohej, por se “çdo gjë mund të ndodhë”, raportoi agjencia e lajmeve AFP.
Ndryshe, lëkundje të forta tërmeti i paraprinë shpërthimit të dhjetorit në sistemin vullkanik Svartsengi.
Në javët që pasuan, u ndërtuan mure rreth vullkanit për të ndryshuar rrjedhën e “shkëmbinjëve të shkrirë” nga Grindavik, shtëpia e rreth 4.000 njerëzve.
Zyra Meteorologjike Islandeze tha se barrierat ishin thyer në disa vende, duke lejuar që llava të arrinte në qytet dhe më pas u dogjën shtëpi dhe ndërtesa, shkruan Telegrafi.
Nuk kishte asnjë indikacion për ndërprerje të fluturimeve të brendshme apo ndërkombëtare pas shpërthimit. Fluturimet nga aeroporti i afërt Keflavik po funksiononin normalisht të hënën në mëngjes.
The lava flow has reached town in Grindavik and is burning many homes.#Grindavik #Iceland #IcelandVolcano #IcelandNews #volcano pic.twitter.com/vt1wC0XqeM
— Chaudhary Parvez (@ChaudharyParvez) January 15, 2024
Footage during day and night of volcano 🌋 eruption in #Grindavík. #Iceland #Volcano #eruption pic.twitter.com/IFuKoXTUir
— The Watcher 🌎 (@TheWatcherDaily) January 15, 2024