Një 20 vjeçar nga Lushnja raportohet të ketë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi mesnatën mes së shtunës dhe të dielës vendin tonë.
Sipas të dhënave paraprake, Daniel Rika në panik e sipër nga lëkundjet simike ka dalë me vrap nga banesa dhe është rrëzuar nga shkallët.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Çinar të njësisë administrative Fier-Shegan.

Lëkundje sizmike relativisht të forta janë regjistruar në disa qytete të Shqipërisë, mesnatën mes së shtunës dhe të dielës, shkruan A2CNN.
Sipas të dhënave të IGJEUM, lëkundja sizmike me magnitudë 4.2 Rihter u shënua në orën 00:16, teksa epiqendra e saj ishte në Shalëz të Elbasanit, rreth 3 km në perëndim të Cërrikut.