Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, njofton se , ish ambasadorit të SHBA-së në misionin e OSBE-së, William Walker i kanë zbuluar bustin e tij përcjell InLajmi.
Haliti thekson se me propozimin e tij por edhe me votat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të Vitisë e shpallën Walker “Qytetar nderi të Vitisë” duke i dorëzuar atij jo vetëm vendimin e Kuvendit por edhe çelësin e qytetit.
Ai tutje shton se jemi mirënjohës përjetësisht ambasadorit Walker për punën e tij që ka bërë dhe po bënë për Kosovën vazhdimisht.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë
Sot Vitia dhe e gjithë Kosova duhet të ndihet e nderuar, pasi që kishim mysafir mikun tonë të madh të Kosovës, ish ambasadorin e SHBA-së në misionin e OSBE-së dhe diplomantin e njohur amerikan, William Walker. Me këtë rast me propozimin tim por edhe me votat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të Vitisë e shpallëm atë “Qytetar nderi të Vitisë” duke i dorëzuar atij jo vetëm vendimin e Kuvendit por edhe çelësin e qytetit dhe duke zbuluar bustin e tij.
Ju jemi mirënjohës përjetësisht ambasadorit Walker për punën e tij që ka bërë dhe po bënë për Kosovën vazhdimisht!
Zoti bekoftë popullin amerikan!/InLajmi/