Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar të premtën takimin e parë mobilizues me strukturat e degës së kësaj partie në Podujevë përcjell InLajmi.
Abdixhiuku i falënderon për angazhimin e vazhdueshëm që ata dhe gjithë veprimtarët tjerë kanë.
Ai tutje shton filluan me planifikim e aktiviteteve në Podujevë, do ta vazhdojnë në çdo qytet e çdo fshat dhe në këtë rrugëtim, Lidhja ka anëtarësinë e jashtëzakoknshme të saj
Postimi i plotë i tij:
Në Llap, në takimin e parë mobilizues me strukturat e Degës sonë në Podujevë. Takova Kryesinë e Degës, të gjithë kryetarët e nëndegëve dhe asambleistët tanë atje. I urova për një vit të mbarë. I falënderova për angazhimin e vazhdueshëm që ata dhe gjithë veprimtarët tjerë kanë.
Viti 2024, për LDK-në, do të jetë vit i angazhimit në terren; në takime me qytetarë në të gjitha 877 nëndegët tona në Kosovë dhe Mërgatë.
Nisëm me planifikim e aktiviteteve në Podujevë sot, do ta vazhdojmë në çdo qytet e çdo fshat; sepse Rruga e Re duhet të shpaloset në çdo anë. Dhe në këtë rrugëtim, Lidhja ka anëtarësinë e jashtëzakoknshme të saj.
Ju faleminderit për punën e madhe.
Na priftë e mbara në angazhimin përpara!/InLajmi/