Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njofton se nga sot të gjitha partullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata, përcjell InLajmi.
Ministri theksoi se me blerjen e këtyre armëve, synojmë rritjen e efikasitetit në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë.
Ai ka falënderuar shtetin kroat për mbështetjen korrekte të institucioneve të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.
Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë.
Falënderoj edhe shtetin mik kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës./InLajmi/