• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 4 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

O’Brien: Ngjarje tjera të dhunshme në veri të Kosovës Uashingtoni nuk do të lejojë të përsëriten

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
11 January 2024
në KRYESORE
0 0
0
O’Brien: Ngjarje tjera të dhunshme në veri të Kosovës Uashingtoni nuk do të lejojë të përsëriten
0
SHPERNDARJE
47
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se ngjarje të dhunshme në veri të Kosovës, pas ngjarjeve në Banjskë në shtatorin e vitit të kaluar, Uashingtoni nuk do të lejojë të përsëriten.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me gazetarë më 11 janar, O’Brien u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet provokuese në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Ai tha po ashtu se është i kënaqur me bashkëpunimin dhe koordinimin e Policisë së Kosovës me misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR në pjesën veriore të Kosovës, teksa rikujtoi se prania e paqeruajtësve ndërkombëtarë në këtë pjesë është rritur muajve të fundit.

“Po ashtu komunikimi dhe bashkëpunimi me Beogradin na ka lejuar një lloj qetësimi të situatës. Ne presim që kjo të vazhdojë dhe në muajt në vijim presim më shumë transparencë dhe diskutime. Kjo është shumë e rëndësishme veçmas pas ngjarjeve shtatorin e kaluar, kur një grup tentoi të dërgonte një sasi armësh që do të shkaktonin dhunë të madhe, nëse ata do të mund të çonin në fund planet e tyre. Mendoj se kjo është diçka që të 2 palët e kuptojnë se nuk do të lejohet të ndodhë dhe askush nuk dëshiron që kjo të përsëritet”, tha ai.

O’Brien iu referua sulmit në Banjskë të Zveçanit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i armatosur serbësh. Ky grup vrau një polic, ndërkaq gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues.

Kosova e fajësoi Serbinë për sulmin, por Beogradi mohoi çdo përfshirje.

Përgjegjësinë për sulmin, që Kosova e konsideron terrorist, e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Zyrtari i lartë amerikan tha se Ballkani Perëndimor “duhet të jetë evropiane, stabile dhe e sigurt, mbi të gjitha ky rajon ka nevojë për integrim ekonomik”.

Ai tha se kjo çështje është kyçe për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, pasi popullsia e tyre po largohet për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike.

O’Brien përsëriti se qëndrimi i SHBA-së nuk ka ndryshuar sa i përket mbështetjes së procesit të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ai u bëri thirrje palëve që të zbatojnë përgjegjësitë e tyre që dalin nga ky proces. Ai tha se ka pasur përparim në zbatimin e zotimeve të dialogut, sikurse ishte çështja e targave të makinave.

Zyrtari i lartë amerikan foli edhe për parregullsitë e raportuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë për zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore që Serbia mbajti më 17 dhjetor 2023. Ai tha se Uashingtoni pret që të punojë me Qeverinë serbe që të adresohen këto shqetësime, ndërkaq tha se SHBA-ja mbështet protestat paqësore në Serbi “nga njerëzit që ndiejnë se zgjedhjet ishin jofer dhe që rezultatet nuk ishin ashtu siç ata prisnin”.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” ka mbajtur një sërë protestash në Serbi për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor, sipas të cilave, Partia Progresive Serbe e presidentit Aleksandar Vuçiq, ka dalë fituese në të gjitha nivelet. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se gjatë procesit zgjedhor ka pasur parregullsi të shumta.

O’Brien foli edhe për situatën në Bosnje e Hercegovinë, duke kritikuar Millorad Dodikub, udhëheqësin e entitetit serb, Republika Sërpska.

Ai tha se Dodik me shënimin e Ditës jokushtetuese të Republikës Sërpska më 9 janar, po tenton të largohet nga temat e rëndësishme.

Duke folur për kërcënimet e Dodikut se entiteti serb do të shpallë pavarësinë nga Bosnja, O’Brien tha se ai ishte në Dejton ku më 1995 u arrit Marrëveshja e Dejtonit dhe se ka punuar së bashku me Bosnjën për të hartuar Kushtetutën e Bosnjës.

“Diskutimet e tij për ndarje janë refuzuar në mënyrë eksplicite në Marrëveshjen origjinale të Dejtonit”, tha ai, duke shtuar se përpjekje të tilla ndarëse janë jokushtetuese.

Në fillim të vitit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë vlerësoi se politika e Millorad Dodik është e rrezikshme dhe se “vë në rrezik perspektivën evropiane të Bosnjës, demokracinë dhe ekonominë e saj”.

Dodik, presidenti i Republikës Sërpska, është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara, por edhe nga Britania e Madhe, për shkak të kërcënimeve ndaj Marrëveshjes së Dejtonit.

Ndryshe, O’Brien ka qenë pjesë e delegacionit amerikan gjatë negociatave në Rambuje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në vitin 1999.

Nga viti 2022, Jim O’Brian ka punuar si shef i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve, me gradën e ambasadorit, në Departamentin amerikan të Shtetit.

O’Brien më parë shërbeu në 2 administrata amerikane, si i dërguar special presidencial. Ai shërbeu si këshilltar i lartë i ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, dhe i dërguar presidencial për Ballkanin.

O’Brien ishte i angazhuar edhe në gjetjen e një zgjidhjeje për përfundimin e luftës në Bosnjë e Hercegovinë dhe ndihmoi në formulimin e Marrëveshjes së Dejtonit, të vitit 1995, e cila i dha fund kësaj lufte, shkruan REL.

Ai gjithashtu, udhëhoqi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Gjykatën Ndërkombëtare për krime të luftës në ish-Jugosllavi, me seli në Hagë, e cila ndihmoi për sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.

Tags: BanjskëMillan RadoiçiqSHBA
Postimi i mëparshëm

Osmani: I përjetshëm kujtimi për Enver Malokun!

Postimi tjetër

Lladrovci takon ministrin Aliu, diskutojn për çështjet e interesit të përbashkët

Të ngjajshme Postime

QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu
KRYESORE

QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu

1 August 2025
Brahimaj: Kurti ka interes ta mbajë këtë gjendje për të kapur çdo nivel të institucioneve
KRYESORE

Brahimaj: Kurti ka interes ta mbajë këtë gjendje për të kapur çdo nivel të institucioneve

1 August 2025
Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë
KRYESORE

Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’
KRYESORE

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët
KRYESORE

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri
KRYESORE

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Postimi tjetër
Lladrovci takon ministrin Aliu, diskutojn për çështjet e interesit të përbashkët

Lladrovci takon ministrin Aliu, diskutojn për çështjet e interesit të përbashkët

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu