Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, dhe në deklaratën zyrtare të zyrës për media të Vuçiqit, thuhet se është biseduar për kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave Javelin, transmeton InLajmi.
Me këtë rast, ambasadori Hill e ka njoftuar presidentin Vuçiq për vendimin amerikan, pranimin e kërkesës së Kosovës për blerjen e raketave antitank “Javalin”.
Siç ka thënë ambasadorja Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Prishtinës Kongresit Amerikan, i cili do të fillojë procedurën zyrtare, thuhet në deklaratë, shkruan Danas.
Presidenti Vuçiq tha se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por se vendi ynë së bashku me SHBA-në do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane.
“Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, tha presidenti Vuçiq, thuhet në komunikatë.