Dukagjin Gorani, gazetar, ka folur për liberalizmin e vizave për Kosovën.
Teksa fliste për rëndësinë e lirisë së lëvizjes, ai tha se një e drejtë të tij iu mohua kur kanë qenë 22-vjeçarë.
“Na u ka pamundësu liria e lëvizjes kur kemi qenë diku 22-vjeçarë, ja ku jem sot. Gati jemi bërë pleq dhe e kemi shpenzu një jetë në pamundësi të lirisë së lëvizjes”, ka thënë Gorani.
Më tutje, ai ka thënë se liberalizimi i vizave do të iu mundësojë qytetarëve që ta shohin më ndryshe botën, shkruan Gazeta Express.
“Liria e lëvizjes ka me prodhu efektin më të madh shoqëror. Qytetarët e Kosovës kanë me pësu transformim serioz për mënyrën sesi e shohn botën”, ka thënë Gorani.