Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Drejtësi Ehat Miftaraj ka reaguar ndaj ministres Haxhiu duke thënë se LVV në rrugëtimin e saj e ka politikë dhe mision të identifikoj dhe targetoj armiq, përcjell InLajmi.
Miftaraj tha se për vitin 2024, për LVV armiku numër 1 i saj është Gjykata Kushtetuese, ku target i lehtë për ta sulmuar, etiketuar dhe faturuar dështimet e keq qeverisjes së LVV në mbi 3 vite në pushtet.
Tutje ai tha se dështimet e kesaj qeverie jane ekspozuar edhe nga ato pak OJQ qe kane mbetur te pakapura dhe qe nuk kane hyre ne raporte kontraktuale dhe financiare me ministra dhe eksponente te kesaj qeverie dhe legjislature.
Miftaraj theksoi se jo kompetenca, arroganca dhe qellimet e keqija jane sinonim i kesaj qeverie, fajin dhe deshtimin e keni ne mesin tuaj edhe pse po akuzoni e mallkoni te tjeret.
Postimi i plotë i tij:
LVV në rrugëtimin e saj e ka politikë dhe mision të identifikoj dhe targetoj armiq.
Për vitin 2024, për LVV armiku numër 1 i saj është Gjykata Kushtetuese. Target i lehtë për ta sulmuar, etiketuar dhe faturuar dështimet e keq qeverisjes së LVV në mbi tre vite në pushtet.
Reforma e dështuar në drejtësi është kontestuar edhe nga Komisioni i Venecias.
Ndërhyrjet e papershtatshme te kesaj qeverie jane konstatuar edhe nga ekspertet eminente te Keshillit te Evropes.
Deshtimet e kesaj qeverie jane ekspozuar edhe nga ato pak OJQ qe kane mbetur te pakapura dhe qe nuk kane hyre ne raporte kontraktuale dhe financiare me ministra dhe eksponente te kesaj qeverie dhe legjislature.
Jo kompetenca, arroganca dhe qellimet e keqija jane sinonim i kesaj qeverie, fajin dhe deshtimin e keni ne mesin tuaj edhe pse po akuzoni e mallkoni te tjeret. /InLajmi/