Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë tha se Gjykata Kushtetuese po pengon jetësimin e reformës jo vetëm në drejtësi por edhe në fushat tjera, raporton InLajmi.
Ajo tha se opozita po e konsideron si shpëtim në mënyrë që të mos jetësohen reformat, qoftë në drejtësi qoftë në aspektin ekonomik financiar dhe ato që kanë të bëjnë me administratën publike.
“Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformës jo vetëm në drejtësi por edhe në fushat tjera. Këtë po e them sepse opozita po e konsideron si shpëtim në mënyrë që të mos jetësohen reformat, qoftë në drejtësi qoftë në aspektin ekonomik financiar dhe ato që kanë të bëjnë me administratën publike”, u shpreh Haxhiu.
“Vetë fakti që ligji thotë që Gjykata për kërkesat që dërgohen nga ana e Kuvendit, të trajtohen brenda 2 muajve dhe në anën tjetër ne presim deri në një vit për ta marrë një aktgjykim të Kushtetuese natyrisht se kjo paraqet problem sepse ka pasoja afatgjate. Sepse reformat që të them ne mund ti përfundonim para një viti, jemi të detyruar të presim me muaj të tërë në kundërshtim me ligjin për Gjykatën Kushtetues”, u shpreh Haxhiu. /InLajmi/