Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë se nuk janë në dijeni se Serbia po heq dorë nga marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit. Sipas tij kjo është një marrëveshje ligjërisht obliguese të cilën “të 2-ja palët u përkushtuan që ta zbatojnë”.
“Derisa nuk komentojmë përmbajtjen e letrave të ndryshme që marrim, nuk jam në dijeni se Serbia po heq dorë nga përkushtimi që del nga marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit të vitit të kaluar. Kjo është një marrëveshje ligjërisht obliguese të cilën të 2 palët u përkushtuan që ta zbatojnë dhe ne po punojmë që t’i ndohmojmë ata me zbatimin. Puna po vazhdon, Ata kanë dhënë përkushtimin e tyre për ta zbatuar. Në një pjesë të kësaj marrëveshjeje thuhet se kjo bëhet pjesë integrale e procesit të anëtarësimit të të 2-ja palëve. Pa dashur që të hyj në spekulime mendoj se të 2 palët duan t’u tregojnë qytetarëve të tyre se po bëjnë c’është e mundur me qëllim të avancimit. Ju mund të thoni se Serbia nuk po avancon ose po bën përparim për shkak të çështjeve të tjera por shtimi i një çëshjteje më shumë mund të mos shihet pozitivisht nga qytetarët, nëse e shohin se po mbahen peng nga përfitimi i të gjitha avantazheve që sjell procesi i anëtarësimit dhe perspektiva evropiane e vendit për qytetarët. Sërish duke folur ligjërisht dhe politikisht kemi përkushtim, kemi një marrëveshje ligjëisht obliguese dhe e kemi qartësuar në shumë raste me partnerët se pse e konsiderojmë këtë dokument të jetë obligues. BE, institucionet e BE-së po e përcjellin, këtu përfshihen edhe partnerët tanë posaçërisht SHBA-ja po e përcjellin se si po punojnë dhe bazuar në këtë ne do ta shtojmë ose ulim angazhimin tonë. Ky është viti i ri dhe viti i ri gjithnjë sjell mundësi për shpresë, për shumë punë dhe energji të reja. Dhe ne shpresojmë se me këtë shpresë të re dhe energji të reja të 2 palët përfundimisht do të nisin të punojnë fort për të treguar rezultat. Ata nuk po e bëjnë këtë për ne në Bruksel. Ata e bëjnë këtë për qytetarët e tyre. Rruga evropiane dhe perspektiva evropiane e përcaktuar si prioritet strategjik nga të dyja palët, nga Koosva dhe Serbia, është një motivim i mjaftueshëm. Nëse ju thoni që aspironi diçka dhe pastaj nuk bëni asgjë për ta përmbushur atëherë duhet të justifikoni këtë për qytetarët tuaj. Nuk është BE-ja ajo që kërkon që Serbia dhe Kosova të aplikojnë për anëtarësim në BE por është e kundërta. Ju takon liderëve të zgjedhur që të përmbushin këtë. Të 2-ja vendet kanë perspektivë evropiane, të 2-ja e dijnë mirë se çfarë duhet të përmbushin në përmbajtje për përftitime konkrete për qytetarët dhe ata supozohet ta bëjnë këtë. Ne vetëm mund punojmë me partnerët tanë bazuar në atë që ata deklarojnë zyrtarisht dhe politikisht dhe bazuar në atë se çfarë jemi pajtuar. Ne do t’i ndihmojmë ata gjithnjjë përderisa ky përkushtim dhe kjo ambicie të ekzistojë. Është plotësisht nonsense të thuhet se BE-ja po provon të ndërhyjë ose nxisë protesta kundër qeverisë. Këto janë narravita ruse që duhet të luftohen. Kjo është diçka që ne ia kemi bërë të qartë partnerëve tanë në Serbi në shumë raste. Kjo është një kohë kur duhet të mendojë, flas dhe të veprojë në një mënyrë evropiane nëse aspiratat evropiane supzohet të jenë kredibile. Kjo është porosia që ia kemi përcjellë partnerëve tanë jo vetëm në Serbi.
I kemi diskutuar çështjet gjërësisht në javët dhe muajt e kaluar dhe në Konvetën e Vjenës është një nen që thotë se cilat marrëveshje janë obliguese dhe cilat jo. Për ne ky është një dokument ligjërisht obligues, është një marrëveshje ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë madje edhe pa nënshkrim”, tha Stano.