• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 21 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sporti Ndërkombtar Futboll

Ish-trajneri i Kombëtares, Reja: Më erdhi keq që u largova, por mosha po më kalon

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
8 January 2024
në Futboll, Sporti
0 0
0
Ish-trajneri i Kombëtares, Reja: Më erdhi keq që u largova, por mosha po më kalon
0
SHPERNDARJE
229
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

“Exclusive” në Top Channel ka trajtuar temën e trajnerëve italianë të Kombëtares sonë.

Një ndër ta ka qenë edhe veterani i pankinave të disa klubeve në Serinë A, Edoardo Reja.

Ai erdhi në Shqipëri në një periudhë tensioni, pas trajnerit Kristian Panuçi, emër i madh si futbollist por që nuk mund të themi të njëjtën gjë si trajner.

Ai solli një atmosferë ndryshe që në fund nuk pati sukses as në menaxhim dhe as në rezultate.

Në më pak se 2 vite, nga shtatori i vitit 2017-të deri në mars të vitit 2019 ish-mbrojtësi i Milanit, Romës, Realit të Madridit dhe Italisë regjistroi një bilanc 15 ndeshjesh, 9 humbje, 2 barazime dhe vetëm 4 fitore.

“Trajnerët apo rezultatet dalëngadalë harrohen, ajo që mbetet janë raportet njerëzore. Unë këtu kam gjetur shumë miq, mbi të gjitha kam patur mbështetjen e shumë shqiptarëve, por jo vetëm këtu edhe ata që jetojnë në Itali kur më shohin më ndalojnë për ndonjë foto. Por ajo që është rritur dhe përmirësuar shumë është federata dhe qendra e saj sportive. Këtu veç dy fushave është palestra, qendra e rikuperimit dhe të gjitha strukturat e nevojshme, kur kam ardhur unë në krye të Shqipërisë nuk kishim asgjë. Kështu skuadra është përmirësuar ndjeshëm por kjo edhe në sajë të rritjes së institucionit dhe për të gjithë këtë duhet të përgëzojmë edhe presidentin Duka që ka bërë një punë të mrekullueshme”, u shpreh Reja në një intervistë ekskluzive në Top Channel.

38 ndeshje numëroi Reja nën ngjyrat kuqezi në 3 vite e gjysmë që qëndroi në krye të pankinës, i kritikuar shpesh për skemën, për mënyrën e butë dhe tolerante shpesh ndaj lojtarëve edhe përtej asaj që e meritonin, por gjithsesi kjo nuk e pengoi që të fitonte një raund eliminator të Ligës së Kombeve duke na ngjitur nga Liga C në Ligën B dhe të numërojë 14 fitore, 9 barazime dhe 15 humbje.

“Unë kam jetuar shumë pak në Tiranë pasi qëndronim kryesisht në Durrës dhe praktikisht kam jetuar në Durrës. Në ato pak herët që vija në Tiranë dhe dilja të shëtisja kuptoja që kjo është një tjetër Shqipëri e Tiranës, të paktën këtë përshtypje kam unë. Jashtë Tiranës nuk e shoh këtë luks apo këta të pasur, ndërkohë që kur jeton këtu e kupton më mirë, por në të vërtetë Tirana tashmë është një qytet i rëndësishëm i Europës. Edhe italianët që vijnë këtu për ta vizituar dhe i kam takuar më pas në Itali më flasin shumë mirë, sidomos për ushqimin. Unë kam ngrënë këtu për shembull gatime peshku që nuk i kam ngrënë kurrë në jetën time. Por edhe picat jo vetëm peshku, unë kam jetuar në Napoli për 5 vite dhe në të gjithë botën flitet për picën napoletane, por pasi kam provuar këtu, mendoj me vete çfarë pice napolitane thonë këta?! Për të gjitha këto dua t’i bëjë komplimentet e mija sipërmarrësve shqiptarë. Kam vizituar edhe pse pak, edhe zonën e Sarandës. Çfarë mund të them më tepër unë për Shqipërinë, tashmë ky është si vendi im, dhe momentin që u largova më erdhi shumë keq se kam një lidhje të fortë me ju, por mosha po më kalon dhe po bëhem edhe më i madh, dhe këto pak vite që më kanë mbetur, që uroj të mos jenë pak, më duhet ti kaloj në shtëpinë time i qetë edhe pse Shqipërinë do ta dua gjithmonë pasi kam kaluar kohë të mirë këtu”, ka thënë ai.

Ndryshe nga trajnerët dhe ish-trajnerët e kombëtares shqiptare Edoardo Reja shpesh ishte i interesuar të dinte më shumë për Shqipërinë, historinë tonë dhe vendet që duhen vizituar tek ne.

“Vitin e fundit që isha në krye të skuadrës shqiptare fillova të vizitoj pak edhe vendet e Shqipërisë, pash Gjirokastrën, më ka mbetur në mendje edhe Kruja pasi ai është vendi i Skënderbeut dhe që unë dua ta njoh pak më mirë historinë e tij edhe pse deri tani kam lexuar disa libra, por dua të kthehem ta vizitoj qytetin, kalanë dhe të flas me njerëzit atje. Kur erdha në fillim mbaj mend që konsiderohej një vend i varfër, por vitet e fundit ka ndryshuar shumë. Më vjen keq kur dëgjoj njerëz dhe lexoj se të rinjtë duan të ikin, besoj se ka vende pune edhe këtu, sidomos në sektorin e ndërtimit. Unë njoh shumë shqiptarë që në Itali që punojnë në këtë sektor, sidomos në Friuli thuajse të gjitha kompanitë e ndërtimit janë shqiptare. Por do të më pëlqente që të rinjtë sidomos, të qëndronin dhe të punonin këtu, por ky është një proces që kërkon kohë”, tha Reja.

Edhe pse kaq i interesuar për historinë e vendit tonë, edhe pse kontribuoi në 3 vite e gjysmë këtu dhe me një marrëdhënie të shkëlqyer, jo vetëm me njerëzit e sportit dhe institucionin e futbollit por edhe me ata të politikës, Edoardo Reja nuk e pati mundësinë të merrte një pasaportë shqiptare.

“Për këtë më vjen keq në fakt, por për të patur këtë vlerësim duhet të arrish rezultate apo jo?! Erdhi Sylvinho dhe për pak muaj e mori menjëherë pasaportën, ndërkohë unë në tre vite e gjysmë nuk e mora dot. Megjithatë përtej gjithçkaje ky vlerësim është një kënaqësi më vete, por unë nuk arrita ndonjë rezultat edhe pse diçka të vogël e bëra edhe unë. Të paktën e përgatita këtë skuadër që të shkojë përpara në Europian tashmë”, përfundon Reja.

Tags: Edoardo RejaKombetarja e ShqipërisëLiga C
Postimi i mëparshëm

Camaj: Për 3 vite është siguruar materiali për pasaporta e targa

Postimi tjetër

Divorcet në Kosovë, Gashi-Bytyçi çifteve: Mos nxitoni të hyni në martesë!

Të ngjajshme Postime

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi
Futboll

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane
Futboll

Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

16 October 2025
Atletico Madrid turpëron Realin me pesë gola, fitore historike pas 75 vitesh
Futboll

Atletico Madrid turpëron Realin me pesë gola, fitore historike pas 75 vitesh

28 September 2025
Përsëri lëndohet Rrahmani, do t’i mungojë Kosovës për ndeshjet e tetorit
Futboll

Përsëri lëndohet Rrahmani, do t’i mungojë Kosovës për ndeshjet e tetorit

28 September 2025
Leoni: Do të jap gjithçka nga vetja për t’u rikthyer të luaj në ‘Anfield’-in magjik
Futboll

Leoni: Do të jap gjithçka nga vetja për t’u rikthyer të luaj në ‘Anfield’-in magjik

25 September 2025
Huliganët e “Zvezdës” me koreografi skandaloze për terroristin e Banjskës
Futboll

Huliganët e “Zvezdës” me koreografi skandaloze për terroristin e Banjskës

24 September 2025
Postimi tjetër
Divorcet në Kosovë, Gashi-Bytyçi çifteve: Mos nxitoni të hyni në martesë!

Divorcet në Kosovë, Gashi-Bytyçi çifteve: Mos nxitoni të hyni në martesë!

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu