Gjatë ditëve të para të vitit ka pasur një fluks të madh të pacientëve në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor, si pasoj e gripozave të sezonit dimëror.
Infektologu Ilir Tolaj, tha për RTK se është e natyrshme që tani kemi virusë të ndryshëm. Ai tha se janë disa lloje të virusve dhe ka covid.
Sipas tij, simptomat janë të ngjashme me rastet e covidit, apo edhe virusë të tjerë.
Infektologu Tolaj ka rekomanduar të mos përdoret shumë antibiotikët. “ Me antibiotik nuk bën të ngutemi, por duhet të qëndrojmë në shtëpi, regjim shtrati etj”,
theksoi ai.