• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 22 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon

Diplomati amerikan për Saduloviqin: Shpresoj se Vuçiq po kryen hetime

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
5 January 2024
në Rajon
0 0
0
Diplomati amerikan për Saduloviqin: Shpresoj se Vuçiq po kryen hetime
0
SHPERNDARJE
237
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Politikiani serb, Nikola Sanduloviq, po raportohet se është rrahur në mënyrë brutale nga BIA serbe dhe sipas avokatit serb, Cedomir Stojkovic, Prokuroria e Nishit e ka arsyetuar arrestimin e Sanduloviq duke shkruar në dokumente se ai ka publikuar një video në platformën “X” ku shihet duke vendosur lule tek varresat e Jasharajve. Raportimet në mediat serbe lidhur me këtë ngjarje janë të rralla, ndërkohë që ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se është tepër i shqetësuar për “sulmin dhe maltretimin e liderit opozitar serb Nikola Sanduloviq nga Sherbimi Sekret i Serbisë”.

Lidhur me gjithë këtë ngjarje në të cilën është i përfshirë politikani serb Sanduloviq,ka folur diplomati amerikan dhe ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Walker për Gazetën Express ka thënë se është i shokuar nga ajo çfarë ka dëgjuar në lajme për politikanin serb Sanduloviq, duke treguar se e ka takuar atë disa herë dhe se si Sanduloviq i ka treguar për dëshirën e tij dhe platformën e partisë që drejton, për të bërë paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Çfarë dëgjova në lajme jam i shokuar. E kam takuar z. Sanduloviq disa herë, një herë edhe këtu në Amerikë në shtëpinë time. Ai është kryetar i Partisë Repiblikane të Serbisë, dhe kemi biseduar shpesh për situatën në Serbi dhe në Kosovë. Ai gjithmonë më ka shprehur dëshirën e tij dhe partisë së tij që ka provuar të sjell paqe për situatën, në vend të përkëqësimit të saj, që po shihet se është politikë e Aleksander Vucicit”, ka thënë Walker

Tutje Walker ka thënë se shpreson që presidenti serb, Aleksander Vucic, është duke bërë ndonjë hetim lidhur me atë se çfarë po ndodhë me Sanduloviq, meqë siç shprehet Walker, arrestimi dhe rrahja e kundështarëve politikë ndodhë vetëm në Rusi tek Putini dhe në vende diktatoriale.

“Ai është lider i një partie tjetër politike që s’është në Qeveri, ai është kapur, dhe nga ato çfarë më janë thënë, fotografitë tregojnë se ai është i rrahur keq dhe kjo është e pafalshme”, ka thënë Walker në bisedën .

Diplomati amerikan tashmë në pension i ka bërë thirrje ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, që të flasë dhe reagojë lidhur me rastin e Sanduloviq, sepse siç thotë Walker, bëhet fjalë për një kryetar të një partie politike, një partie opozitare. Walker ka thënë se dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe të paguaj për atë që i ka ndodhur Sanduloviqit.

“Do të shpresoj që Ambasada Amerikane dhe ambasadori amerikan në Beograd do të flasin për këtë temë. E kutpoj që ai s’ka folur. I bëj thirrje ambasaodrit Hill që të bëjë disa komente rreth kësaj… sepse ai është një figurë politikë, një lider i një partie politike, parti opozitare, por që ta kapësh të rrahësh është, siç thash, e pafalshme dhe dikush duhet të paguaj për këtë krim”, ka thënë diplomati amerikan në pension.

Walker ka thënë se nuk pret që Aleksander Vucic të thotë diçka për rastin e Sanduloviq, sepse edhe pas Masakrës së Reçakut, Walker rikujton se Aleksander Vuçiq ka qenë shumë kritikë ndaj secilit që ka thënë se policia serbe ka bërë diçka gabim, duke mos e llogaritur fare vrasjen e mbi 40 civilëve shqiptarë në Reçak.

Walker ka thënë se nëse Aleksander Vuçiq pretendon se është një politikan serioz demokratik i Serbisë, ai duhet të kryejë një hetim dhe ta vendos para drejtësisë kushdo që e ka qenë autori për rastin e Sanduloviq.

“Ky është një shembull në Beograd ku nën qeverisjen e tij, s’jam i sigurt se kush saktë e ka arrestuar viktimën, por e kanë kapur dhe e kanë rrahur shumë keq. Kjo është e papranueshme dhe Vucic nëse dëshiron të pretendojë se është një lider serioz demokratik i Serbisë, ai sigurisht duhet që të bëjë një hetim dhe ta ndjek kushdo që e ka bërë”, ka thënë Walker në bisedën.

Duke folur për videon e publikuar teksa Sanduloviq vendos lule tek varrezat e Jasharajve, Walker për Express ka thënë se e kutpon që disa e kanë marrë si provokim, por thotë se nga njohja që ka për Sanduloviq dhe partinë e tij, synimet e politikanit serb, sipas Walker, kanë qenë që t’i bashkojë njerëzit dhe jo që t’i ndajë.

“Unë e kuptoj se ajo është çfarë njerëzit mendojnë se ishte një provokim. Unë e njoh kornizën e partisë si parti republikane, që ata kanë qenë duke provuar që t’i bashkojë njerëzit dhe jo t’i ndajnë”, ka potencuar Walker.

“Kjo aboslutisht s’mund të pranohet në një vend të civilizuar. Dhe Serbia nën Vuçiqin nuk është një vend shumë i civilizuar, është më shumë sikurse Moska e Putinit”, ka shtuar tutje William Walker.

Sa i përket raportimeve të pakta në Serbi për atë që po ndodh me politikanin serb, Nikola Sanduloviq, Walker thotë se kjo tregon që mediat atje janë nën kontrollin e Aleksander Vuçiqit. Walker ka thënë se fakti që po telefonohet nga një media e Kosovës për të marrë komentin e tij, tregon se në Kosovë ka media të lira.

“Kjo tregon që mediat janë nën një kontroll shumë të mirë që të Vuçiqit, ai ka qenë ministër i propagandës gjatë kohës së Reçakut, dhe ai vazhdon që të tregojë gënjeshtra për Reçakun që ai e di që s’janë të vërteta. Dhe në Kosovë ke media të lira. Fakti që ju po më telefononi që të më pyesni për mendimin tim, dhe jam i sigurt që do ta publikoni kështu siç po them.. Ka media të lira në Kosovë dhe jo në Serbi”, ka thënë Walker.

Walker ka thënë se shpreson që Ambasada e SHBA-së në Beograd do të flasë për rastin e Sanduloviq, duke shtuar se po të ishte ambasador në vend të Christopher Hill, do të jepte një deklaratë për një lider politik opozitar që është kapur dhe është rrahur keq.

Walker ka thënë se kjo është e papranueshme për një vend demokratik, dhe potencon se kjo është ajo që po ndodh në Serbi.

“Siç thash, shpresoj që Ambasada amerikane në Beograd do të dalë dhe do të tregojë se çfarë po ndodh me z. Sanduloviq. Nëse do të isha ambassador në Beograd sigurisht që do të dilja të bëja një deklaratë për një lider të një partie politike që është kapur dhe që është rrahur keq. Kjo është thjesht e papranueshme për një shtet demokratik, dhe kjo po ndodh në Serbi”, është shprehur Walker.

Tags: Aleksander VuçiqChristopher HillWilliam Walker
Postimi i mëparshëm

Mbi 200 mijë turist vizituan Kalanë e Gjirokastrës në vitin 2023

Postimi tjetër

Tahiri: Dialogu po zvarritet dhe po bëhet ashtu siç nuk donte Kurti

Të ngjajshme Postime

Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë
Rajon

Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

21 June 2025
“Kemi skuadër të re”/ Rama në ditëlindjen e 34-t të PS: Deputetët e rinj, si asnjëherë tjetër…
Shqipëri

“Kemi skuadër të re”/ Rama në ditëlindjen e 34-t të PS: Deputetët e rinj, si asnjëherë tjetër…

19 June 2025
PS feston ditëlindjen e 34-t! Klosi: Ky mandat do jetë ai i integrimit në Bashkimin Evropian
Shqipëri

PS feston ditëlindjen e 34-t! Klosi: Ky mandat do jetë ai i integrimit në Bashkimin Evropian

19 June 2025
Operacioni “Plazhi i lirë” – Policia në Shqipëri sekuestron 182 komplete me çadra dhe shezlongë në Durrës
Shqipëri

Operacioni “Plazhi i lirë” – Policia në Shqipëri sekuestron 182 komplete me çadra dhe shezlongë në Durrës

18 June 2025
“Qytetar Nderi” për Mira Muratin! Bashkia e Vlorës propozon ndarje çmimesh për tre vlonjatë që kanë shkëlqyer në skenën ndërkombëtare
Shqipëri

“Qytetar Nderi” për Mira Muratin! Bashkia e Vlorës propozon ndarje çmimesh për tre vlonjatë që kanë shkëlqyer në skenën ndërkombëtare

18 June 2025
Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike
Shqipëri

Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

18 June 2025
Postimi tjetër
Tahiri: Dialogu po zvarritet dhe po bëhet ashtu siç nuk donte Kurti

Tahiri: Dialogu po zvarritet dhe po bëhet ashtu siç nuk donte Kurti

Lajmet e fundit

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

21 June 2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

21 June 2025
Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

21 June 2025
Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

21 June 2025
“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

21 June 2025
Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu