1918 – Deklarata e pavarësisë së Finlandës, njihet nga Rusia, Suedia, Gjermania dhe Franca. Kjo deklaratë, shpalli Finlandën një komb të pavarur, duke i dhënë fund autonomisë së saj brenda Rusisë si Dukati i Madh i Finlandës, duke iu referuar një projekt-ligji të dërguar në të njëjtën kohë në Parlament. Shpallja e pavarësisë ishte vetëm një pjesë e proçesit të gjatë që çoi në pavarësinë e Finlandës. Deklarata festohet si Dita e Pavarësisë në Finlandës. Kreqyteti i saj u shpall Helsinki.
1924 – Lindi në Ballsh të Mallakastrës Kadri Roshi, studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka pasur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj. Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qënë një aktor brilant dhe me një talent të lindur. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.
1944 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fillon Operacioni Carpetbagger, që përfshin hedhjen e armëve dhe furnizimeve për luftëtarët e rezistencës në Evropë, nga avionët aleatë. Në këtë operacion ushtarak, OSS amerikane, dhe SOE britanike, hodhën agjentët, dhe furnizimet luftarake për forcat e rezistencës së Francës, Belgjikës, Hollandës, Danimarkës dhe Norvegjisë. E njëjta gjë do të ndodhte më pas edhe në vëndet e Ballkanit, ku një pjesë të mirë të furnizimeve do të hidhej edhe në Shqipëri.
1948 – Burma fiton pavarësinë e saj nga Mbretëria e Bashkuar duke u bërë një republikë e pavarur. E quajtur dhe si Unioni i Birmanisë, qeveria e saj zgjodhi Sao Shve Thaik si Presidentin e saj të parë dhe U Nu si Kryeministrin e saj të parë. Kryeqyteti i Burmas u zgjodh Ranguni. Por që nga shpallja e pavarësisë, Burma ose siç njihet ndryshe Birmania, është përballur me disa grushte shteti, dhe junta ushtarake diktatoriale. Sot ky vënd, po kalon një situatë të rëndë ekonomike dhe sociale.
1956 – Formohet nga Konstantinos Karamanlis, partia e Unionit Radikal Kombëtar grek. Kjo forcë politike, ishte një parti konservatore, e krahut të djathtë, e cila gjithashtu kishte disa anëtarë të shquar të qendrës, siç janë, Panagiotis Kanellopoulos, Konstantinos Tsatsos, president i Republikës Greke nga 1975 deri në 1980, dhe Evangelos Averoff, Ministër i Punëve të Jashtme në qeveritë e Karamanlis në vitet 1955-1963, dhe drejtues i Nea Demokratia nga 1981 deri në 1985.
1960 – Vdes në Villeblevin, në moshën 46 vjeçare, Albert Camus. Camus, ishte një filozof, autor dhe gazetar franko-algjerian. Ai fitoi mimin Nobel në Letërsi në moshën 44 vjeç në 1957, dhe cilësohet si marrësi i dytë i këtij çmimi, më i ri në histori. Filozofikisht, pikëpamjet e Camus kontribuan në ngritjen e filozofisë të njohur si absurdizëm. Ai gjithashtu konsiderohet të jetë një ekzistencialist, pavarësisht se ai e hodhi poshtë me forcë termin gjatë gjithë jetës së tij.
1990 – Lind në Greifswald, Toni Kroos. Kroos, është një futbollist profesionist gjerman që luan për klubin spanjoll Real Madrid dhe kombëtaren gjermane. Kroos luan kryesisht si një mesfushor qendror, por përdoret dhe si mbrojtës ose krijues i thellë. Ai është i njohur për vizionin, krijimtarinë, dhe konsiderohet gjerësisht si një nga mesfushorët më të mirë në botë.
2010 – Burj Khalifa, ndërtesa aktuale më e lartë në botë, hapet zyrtarisht në Dubai. Me një lartësi totale prej 829.8 m dhe një lartësi çati (pa përfshirë antenën) prej 828 m, Burj Khalifa ka qenë struktura dhe ndërtesa më e lartë në botë që nga fillimi i saj në vitin 2009. Ndërtimi i Burj Khalifa filloi në 2004, me pjesën e jashtme përfundoi pesë vjet më vonë në 2009. Struktura parësore është betoni i armuar. Ndërtesa u hap në vitin 2010 si pjesë e një zhvillimi të ri të quajtur Downtown Dubai.