Në Kosovë na pret mot mjaft jo-stabil. Parashihet të kemi intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat mund të jenë edhe konvektive dhe përpos shiut mund të kushtëzojnë edhe ndonjë stuhi të izoluar me rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite vonë ose në mbrëmje qetësim i atmosferës.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 0 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell, vranësira e rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Shumë pak reshje në jug të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Të premten dhe të shtunën na pret mot i ngrohtë për këtë periudhë kohore, me intervale kohore me diell e vranësira lokale. Rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu.
Vonë të shtunën dhe të dielen reshje mesatare deri të dendura shiu nga Shqipëria përhapen drejt pjesëve tjera të territoreve tona. Të dielën vonë depërtojnë temperaturat e ftohta polare dhe priten reshje bore në disa pjesë të Kosovës.