Është konsideruar një mrekulli mënyra se si 400 persona arritën t’u shpëtonin flakëve që kishin përfshirë avionin e tyre, pas përplasjes me një avion të vogël në pistë.
Pamjet e avionit të “Japan Airlines” që i afrohej tokës si një top zjarri bënte që punonjësit e aeroportit të druheshin për më të keqen.
Në incident humbën jetën vetëm 5 nga 6 njerëzit që ndodheshin në avionin e vogël
Për të pasur një ide mbi atë që përjetuan pasagjerët, një 17-vjeçar suedez kapi me celular momentet e vështira.
Më vonë ai përshkroi kaosin e krijuar pas impaktit të avionit me vijën ndaluese në pistën e uljes. “Kabina u mbush menjëherë me tym dhe ishim si në ferr”, deklaroi ai.
Kur dyert e emergjencës u hapën, të gjithë nxituan të dilnin jashtë.
Hetuesit po mundohen të zbardhin atë që ndodhi në 17 e 47 me orën lokale në aeroportin “Haneda” dhe përse dy avionët ndodheshin njëkohësisht në të njëjtën pistë.
“Si hetues aksidentesh ajrore, fokusi im në atë që ndodhi është nga momenti kur 2 avionët u përplasën deri tek momentet kur të gjithë ata që mund të shpëtonin shpëtuan. Nëse është e vërtetë që të gjithë ata që ndodheshin në avionin e madh u evakuuan me sukses, atëherë kemi të bëjmë me një mrekulli”, thotë Tim Atkinson, pilot dhe konsulent fluturimi, shkruan euro news.
Bëhet fjalë për aksidentin e parë madhor që përfshin një “A350”, një brez i ri avionësh i ndërtuar me materiale të avancuara si plastikë e përforcuar me fibra karboni. Një ekip specialistësh të kompanisë “Airbus” po ndihmon në hetime.