Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur para disa ditësh në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Trupi i një burri që kishte vdekur para 8 ditësh në QKUK, saktësisht më 9 janar, është dërguar në IML për obduksion dhe ka mbetur aty.
Mirëpo, dërgimi dhe mbajtja në këtë vend, nuk lidhet me ndonjë dyshim rreth vdekjes së tij. Reporteri.net merr vesh se nuk është lajmëruar askush për ta marrë, dhe ky trup është i një serbi.
Policia e Kosovës e ka treguar se që nga 9 janari nuk është lajmëruar asnjë person apo familjar i tij në spital, mirëpo nuk ka dhënë detaje për identitetin.
Ndërkohë, gazeta ka provuar të flas me shefin e IML, Arsim Gërxhaliu, por ai nuk është përgjigjur në thirrje. Sidoqoftë, burimet brenda QKUK-së kanë konfirmuar se bëhet fjalë për trupin e një serbi.
Ndryshe, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka në menaxhim edhe morgun, ku mbahen trupat e të vdekurve në raste të tilla.