Vizitorja e një hoteli në Francë kishte denoncuar në polici një vjedhje e cila sipas saj kishte ndodhur në dhomën e hotelit ku po qëndronte.
Ajo kishte thënë se e kishte lënë unazën në tavolinë, por më pas ajo ishte zhdukur, duke ngritur kështu dyshimet se dikush e kishte vjedhur.
Për fat të mirë, rojet e sigurisë Ritz gjetën unazën të shtrirë mes pluhurit në një qese vakum të dielën.
Gazeta shtoi se e ftuara kishte udhëtuar për në Londër të premten, por tani do të kthehet në Paris për unazën e saj, raportoi gazeta franceze Le Parisien.
Hoteli i ofroi vizitores 3 netë të tjera mysafires për të kompensuar shqetësimin, por pas eksperiencës ajo ka refuzuar ta pranojë këtë ofertë, shkruan Euronews.al
Në një deklaratë për Le Parisien, hoteli tha: “Falë punës së përpiktë të rojeve të sigurisë, unaza u gjet këtë mëngjes.